Vrojtimi (vëzhgimi) i fëmijëve

Të mesohemi t’i kuptojm temat e fëmijëve

Nëse unë i vrojtoj fëmijët në grupin tim përgjatë programit ditor, shpesh i’a shtroj vetes pyetjen:«Pse luan një i ri vetem me hekurudhë në këndin e lojërave apo pse një gocë përherë merret me të njëjtin liber?» Dhe mandej më rrjedhë pyetja vetvetiu, çfarë është tema e fëmiut dhe si mundem unë ta nxiti këtë pasion individual.
Detyra është pra, me vrojtue me ndjëshmëri dhe me e krijue një bazament emocional.
Fëmijët tregojnë tashmë shumë herët se cilat gjësende dhe cilat situata ata i dëshirojnë. Ata i kryejnë ato veprime në mënyrë të përseritshme dhe gezohen kur marrin verifikim për qasjen e tyre. Edhe pse dikush nga jashtë disa veprime të fëmijëve i kualifikojnë si të «pa sens», kështu mëson fëmiu përgjatë lojës, p.sh. t’i  zotëroj fuqitë fizikale. Nëse një fëmijë ka nevojë për ndihmë në temën e tij, është me rëndësi që fëmiut t’i jipet ndihma e nevojshme. Dhe para se gjithash është me rëndësi, të nxitet pasioni individual. Për shembull unë e kam një fëmijë në grupin tim, që në shtëpi shikon me qejf filma të vizatuar, ku aty luftohet.  Tema «fitues dhe humbës» e preokupon atë shumë saqë ai shpesh pretendon fitore ndaj vëllaut të tij. Në kopsht, ai kërkonte vet fotografi, ku në të tregohen macja dhe miu. Atëherë ai i pikturonte ato dhe më tregonte mua se macja e zuri miun dhe e kafshoj. Temën «fitues dhe humbës» e pasqyronte këtu përseri. Unë kërkoja libra, në të cilat tema «fitues dhe humbës» do të trajtoheshin. Kështu unë kisha mundësi që pasionin e tij individual ta përkrahja (nxitja) dhe i dhash atij një verifikim për qasjen, veprimin e tij.
www.heilpaedagogik-info.de Autorin: Diana Saft, September 2009 

Fëmijët të pranohen ashtu sikur ata janë

Fëmijët tregojn shumë herët se ku gjinden, se programi ditor i përshtatet apo jo nevojave të tij. Nëse ata janë të mbingarkuar, atëherë shpesh shfaqen të frikësuar, agresiv apo ata qajnë. S’bën të harrohet edhe tema e angazhimit jo adekuat...Fëmijët që në përditshmëri kanë aktivitete te cilat janë nën aftësitë e tyre, pjesërisht devijojn në sjellje sociale: reagojnë me shpërthim të mllefit ose me sjellje të ç’rregulluara, i refuzojnë ofertat dhe sillen si fëmijë të vegjël.

Pyetja –(W-për gjuhën gjermane): Fëmijëve tregoni interesim të vërtetë

Vrojtimi i fëmiut gjatë lojës së tij të lirë është çelësi për sukses
Pyetjet pasuese ndihmojnë, që pa paragjykime dhe objektivisht të vrojtohet sjellja e fëmiut, resp. «të lexohet» motivimi dhe interesimi i tij.:
  • Pse
  • Sie
  • Me kë/çfarë
  • Kur
  • Sa shpesh
  • Ku
  • Përse
luan fëmiu?
Ose të pyetet ndryshe: «Në çfarë i njoh unë kompetencat e tij dhe potencialin e tij?»